Inter shpallet kampion pas 11 vitesh

13

14:47 03/05/2021
Festë në Milano për suksesin e zikaltërve
Pas 11 vitesh përpjekjesh, lufte vuajtjesh dhe shpresë më në fund, Inter është sërish kampion i Italisë.
Interi më në fund mund të festojë dhe shijojë suksesin. Pa ia hequr asnjë protagonist tjetër ekipit zikaltër, dyshja Romelu Lukaku-Lautaro Martinez bënë diferencën. Një përzierje e teknikës, garës, talentit, emocioneve dhe shpirtit ekipor.
I gjithë populli zikaltër nisi që dje festën në Piaza Duomo në Milano. Mijëra e mijëra tifozë pushtuan sheshin qendror, një titull aq shumë i dëshiruar, sidomos këto 3 vitet e fundit, ku zikaltrit konkurruan fort për të thyer hegjemoninë e Juventusit.
Veç palmaresit të klubit që pasurohet me një tjetër trofe, janë edhe arkat që do të mbushen më të ardhura. Vetëm nga e drejta televizive do të shtohen 33,4 milionë Euro. Suksesi në kampionat vlen 23,4 milionë.
Kësaj shifre i shtohen është 10 milionë të tjera nga edicioni i ardhshëm i Champions League që vijnë nga ajo që quhet Market Pool e Uefa. Titulli kampion erdhi në momentin e duhur për klubin, tifozët dhe vetë futbollistët zikaltër.
Tv Klan

Huazuar nga