“E ardhmja e afërt digjitale për transportin rrugor”, Rama publikon videon: Ja si do të menaxhohen 50 milionë bileta në vit –

9

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar në rrjete sociale një video ku shpjegon se si do të jetë në të ardhmen transporti rrugor ndërqytetas.

Ai shkruan, se përmes një platofme inovative të quajtur “e-Transport”, do të lëshohen afro 50 milionë bileta udhëtimi në vit, ku do të përmirësohet ndjeshëm eksperienca në udhëtime.

Rama gjithashtu nënvizon, se biletimi elektronik online, do të ofrohet përmes një aplikacioni në celular dhe do të jetë i përdorshëm për: 520 linja, 242 operatorë dhe 2.282 mjete.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

MIRËMËNGJES
Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.

Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit

Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit

APLIKACIONI FALAS për:

520 linja

242 operatorë

2,282 mjete

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link