Debatet pas 25 prillit/ Malko: Njerëzit në PD janë të lidhur me liderin. Ndreca: Mos-dhënia e dorëheqjes së Bashës tregon kulturë të dobët politike –

10

Analistë dhe njohës të politikës kanë diskutuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” në lidhje me situatën aktuale në Partinë Demokratike.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko deklaroi se në PD njerëzit janë të lidhur pas liderit. Lami theksoi se edhe Rama nuk e dha dorëheqjen më 2009, edhe pse humbi zgjedhjet.

 

Gent Malko: Ne lidhemi me liderin dhe jo me idenë.  Edhe në PD, njerëzit janë të lidhur me liderin. Nuk e vë kush me shpatulla pas muri kryetarin. Unë besoj se Basha do qëndrojë kryetar partie. Ai që e merr, gëzon edhe respektin e të tjerëve.

Roland Lami: As Rama më 2009 që nuk e dha dorëheqjen, humbi zgjedhjet dhe nuk dha dorëheqjen. Morali për dorëheqje ose jo qëndron edhe tek PS, edhe tek PD.

Plarent Ndreca: Ne e kemi në statut që nëse kryeministri humb zgjedhjet, ikën. Basha nuk do të japë dorëheqjen, mos-ikja e Bashës tregon kulturë të dobët politike. Ne na duhet një opozitë, që të jetë më e fortë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link