Bashkëshortja e heroit Agim Ramadani publikon hartimin e tij të fundit në 58 vjetorin e lindjes

10

Në 58 vjetorin e lindjes së heroit Agim Ramadani (3 maj 1963), bashkëshortja e tij Shukrije Ramadani, e ka publikuar hartimin e tij të fundit nga shkolla e mesme.

Shukrije Ramadani në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në gjurmim kujtimesh nga ato pak dokumente e foto të rinisë që kanë shpëtuar nga dora barbare ka gjetur hartimin e fundit të Agim Ramadanit nga nga shkolla e mesme.

“Sot është ditëlindja jote e 58, Gimi jem, apo e 22 si hero i atdheut! Në gjurmim kujtimesh nga ato pak dokumente e foto të rinisë që kanë shpëtuar nga dora barbare kam gjetur hartimin e fundit nga shkolla e mesme, ku profesoresha Shejnaze Elezi të noton me 5 plus. Sot do ta ndajë me ju miq të nderuar ,me ju që çmoni Agimin dhe vlerat e lirisë!”.

Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit, më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kishte kryer në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare.

Agim Ramadani i njohur si “Katana” ra në altarin e lirisë më 11 prill 1999 në Junik në vendin e quajtur “Rrasa e Zogut”. /Telegrafi/



Huazuar nga