Vijon numërimi për kandidatët, Taulant Balla kryeson listën, Lulzim Basha më i votuar se Edi Rama –

11

Ka nisur tashmë numërimi i votave për kandidatët preferencialë në të gjithë vendin. Pas përfundimit të numërimit për subjektet politike, grupet e numërimit të vendosura në çdo KZAZ do të nxjerrin rezultatet për çdo kandidat për deputet në të gjithë vendin.

Ndërkohë që në disa zona ka përfunduar, si Pustec, Kolonjë, Delvinë.

Janë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur që presin rezultatin. Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Qarku Kukës është ai që nxjerr më pak deputetë, vetëm 3. Ndërkohë që nga Tirana, e cila ka dhe numrin më të madh të popullsisë në vend, përftohen 36 mandate ligjvënësish.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhja e kandidatëve preferencialë ishin risia e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime më 25 prill për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar dje të gjitha KZAZ në të gjithë vendin që të fillonin sot në orën 09:00 procesin e numërimit për kandidatët për deputetë.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00. Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Mbyllet numërimi në Shkodër e Dibër, Taulant Balla kryeson listën e më të votuara

Ora 07:00 Është mbyllur numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë edhe në Shkodër e Dibër. Deri më tani, politikani më i votuar është Taulant Balla, i ndjekur nga socialistët Erjon Braçe, Belinda Balluku, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi. Ndërkohë, bie në sy se kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë 11 745 vota, dhe renditet i shtatti më i votuari, duke lënë pas kryeministrin Edi Rama, i cili renditet i dhjetti në listë me 11 412 vota.

Mbyllet numërimi në Bashkinë Librazhd, Sarandë, Maliq, Gjirokastër, Taulant Balla rezulton më i votuari nga të gjithë, lë pas dhe Edi Ramën

Ora 21:30 Është mbyllur numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në Bashkitë Librazhd, Maliq, Sarandë dhe Gjirokastër. Nga rezultatet e derimëtanishme nga KQZ, politikani që ka marrë më shumë vota preferenciale është Taulant Balla, me 17 146 vota, i ndjekur nga Bledar Çuçi, me 11 814 vota, dhe në vend të tretë renditet kryeministri Edi Rama, me 11 412 vota.

Nga radhët e demokratëve, për bashkitë e mësipërme, ku është mbyllur numërimi, më të votuar janë Tritan Shehu në Gjirokastër, Ervin Salianji në Maliq, Lefter Gështenja në Librazhd dhe Ina Zhupa në Sarandë.

Mbyllet numërimi në Bashkinë e Korçës, Salianji rezulton nga PD kandidati më i votuar

Ora 12:35 Ervin Salianji, kandidati i tretë në listën e Partisë Demokratike në Korçë ka rezultuar të jetë kandidati më i preferuar nga qytetarët dhe demokratët. Në Bashkinë e Korçës po përmbyllet procesi i numërimit të votave nominale për kandidatët ku nga 159 kuti janë numëruar 159 prej tyre.

Nga 18.263 vota që Partia Demokratike mori në bashkinë e Korçës, 4913  vota preferenciale kanë shkuar për kandidatin Ervin Salianjin, duke e vendosur atë në krye të listës së kandidatëve më të preferuar.

Ndërkohë që pas Salianjit, renditet ish-kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mano me 4548 vota dhe i treti nënkryetari i PD, Edmond Spaho me 1900 vota.

Ervin Salianji gjithashtu udhëheq betejën e votave preferenciale edhe në Qarkun Korçë. Sot ka filluar numërimi në Bashkitë Pogradec dhe Maliq.

Numërimi i votave për kandidatë/ ‘Ngec’ në Njësinë 8 në Tiranë, komisionerja e PD: Ata të PS ende nuk kanë ardhur

Ora 11:15- Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që procesi i numërimit të kandidatëve preferencialë të vijojë duke nisur nga ora 09:00 të kësaj të mërkure, në KZAZ me numër 38 në kryeqytet, procesi ende nuk ka rinisur.

Në një prononcim për gazetren e “News 24”, Erjola Jata, komisionerët e Partisë Demokratike, treguan se janë paraqitur në orarë në “Shkollën e Kuqe”, ku dhe u zhvillua procesi i numërimit të subjekteve politike, por sipas tyre komisionerët e Partisë Socialiste ende nuk kanë ardhur. Sipas njërës nga komisionerëve, do të pritet deri sa komisionerët e PS të mbërrijnë dhe të nisë procesi i numërimit të kandidatëve.

“Po presim përfaqësuesit e PS për të vijuar procesin. Na kanë thënë po vijmë, po vijmë, jemi duke pritur. Ne kemi ardhur në orën 09:00 dhe ende s’kemi vijuar. Ne e hapëm derën në prezencën e të dyja palëve, do ulemi në tavolinë dhe do të presim të vijnë”, u shpreh komisionerja e PD.

Numërimi i votave preferenciale për kandidatët në Lezhë, përfundon për 2 KZAZ

Ora 10:52- Vijon numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputet në Qarkun e Lezhës. Deri tani nga katër KZAZ që ka ky qark ka përfunduar numërimi në dy prej tyre, atë 14 në Mirditë dhe 12 në Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se sapo ka filluar procesi i numërimit në dy KZAZ-të e tjera ,15 në Kurbin dhe 13 në Lezhë. Deri më tani më i votuari brenda listës së PD është Mark Marku, ndërsa në listën e PS është barazim Lindita Nikolla dhe Gentian Malotaj me nga 3251 vota secili. Janë edhe 142 kuti për t’u numëruar nga 249 që ka Qarku i Lezhës.

Numërimi në Shkodër, Benet Beci kryeson nga kandidatët e PS, tek PD më shumë vota ka Bardh Spahia

Ora 10:40 Numërimi vijon edhe në Shkodër, teksa në Pukë e në Fushë-Arrëz është mbyllur tashmë. Benet Beci është kandidati më i votuar nga PS me 3729 vota, kurse  nga PD është Bardh Spahia me 3711 vota.

Beci pasohet nga Paulin Stërkaj, Ilir Beqaj dhe Edona Bilali.

Nga PD, Bardh Spahia  pasohet nga Lodovik Hasani 3451 kurse i treti është Helidon Bushati 2997.

Zgjedhjet/ Vijon numërimi i votave të kandidatëve në Qarkun e Elbasanit, gazetari: Mund të kemi thyerje herësi nga radhët e PD

Ora- 10:34 Po vijon numërimi i votave të kandidatëve në Qarkun e Elbasanit. Gazetari Fatmir Popja, raporton për “BalkanWeb”, se deri më tani në këtë qark, më i votuari renditet Taulant Balla, me afro 11 mijë vota. Pas tij, në radhët e PS, renditet ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Nga krahu tjetër, interesante është ajo që po ndodh në Partinë Demokratike. Luçiano Boçi, i renditur i shtati në listë, ka grumbulluar mijëra vota dhe ndodhet sipas gazetarit ndjeshëm më i votuari nga pjesëtarët e tjerë të listës, pas tij, renditet drejtuesi politik i qarkut Gazment Bardhi dhe kandidatja Flutura Açka.

Sipas gazetarit Popja, nëse Bardhi vijon me këtë trend, do të mund të thyejë herësin dhe të fitojë mandatin e deputetit, duke qenë se Partia Demokratike në këtë qark, rezultoi fituese e 6 mandateve.

“Në bashkinë e Belshit ka përfunduar numërimi për kandidatët dhe po zhvillohet në të gjithë KZAZ e tjera. Interesant është fakti që gjatë numërimit të disa qindra kutive të votimit ka rezultuar që në kampin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i renditur i shtati në listë, rezulton të jetë ndër më të votuarit nga të gjithë kandidatët e tjerë të kësaj force politike, e cila sipas rezultatin zyrtar të KZAZ mbeti jashtë listave fituese. Por trendi i votave që ka marrë në Qarkun e Elbasanit dhe aktualisht kryeson dukshëm listën e kandidatëve të PD duke qenë disa mijëra vota përpara kandidatëve të tjerë, ai pretendon të jetë fituesi i mandatit. Pas tij renditet Gazment Bardhi.

Interesant është fakti që diferenca e Boçit me kandidatët fitues është e dukshme. Detaj tjetër është që gjatë numërimit të votave, në Qarkun e Elbasanit rezultonte kandidati për deputet Saimir Hasalla, por ndërkohë, me numërimit e votave ka parakaluar dukshëm Taulant Balla që kryeson dukshëm. Sipas këtij trendi, Balla, pritet që të vendosë një rekord për të gjithë kandidatët për deputetë që garuan më 25 prill. Balla deri më tani, ka siguruar të paktën 11 mijë vota. Ndërkaq më të votuarit rezulton edhe Evis Kushi”, u shpreh gazetari.

Zgjedhjet/ Nuk është Xhelal Mziu, ja kush janë kandidatët më të votuar deri më tani në Qarkun e Dibrës

Ora – 10:20 Teksa numërimi në Qarkun e Dibrës për subjektet politike ka përfunduar, me fitoren e Partisë Demokratike, që siguroi tre mandate në këtë qark, ndërsa Partia Socialiste 2, numërimi po vijon për kandidatët preferencialë, risi kjo në këto zgjedhje.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 134 kuti të numëruara nga 207 QV në total, kandidati më i votuar nga radhët e Partisë Demokratike është Kreshnik Çollaku me 4.941 vota, i ndjekur nga Dhurata Tyli me 2.649 vota dhe Xhelal Mziu me 6.03 vota.

Nga krahu tjetër, më e votuara në Partinë Socialiste deri më tani është kandidatja Aurora Mara, e cila ka siguruar 8.765 vota, e ndjekur nga Lavdrim Krashi me 408 vota dhe ish-kryebashkiaku Dionis Imeraj me 212 vota.

Lista e kandidatëve të Partisë Socialiste (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)

Lavdrim Krashi 408 vota

Aurora Mara 8.765
Dionis Imeraj 212
Spartak Koltraka 92
Anisa Xhika 63

Lista e Kandidatëve të Partisë Demokratike (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)
Xhelal Mziu 603
Kreshnik Çollaku 4.941
Dhurata Tyli 2.649
Edmond Isaku 262
Luan Haka 58
Irini Shehu 118

Pritet të rinisë numërimi për kandidatët në KZAZ 39 tek Muzeu, ja sa vota morën partitë

Ora 09:57- Pritet të rinisë numërimi i votave për kandidatët në KZAZ nr.39 në kryeqytet, ndërkohë që numërimi për subjektet përfundoi pasditen e djeshme. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Hasan Cani, kryetari i KZAZ 39, e vendosur tek Muzeu Kombëtar, deklaroi në një komunikim se ishte rënë dakord që në 09:00 numëruesit dhe vëzhguesit të ishin në KZAZ për të rinisur numërimin, por jo të gjithë kanë ardhur. Disa nga numëruesit kanë pretenduar se ndihen të lodhur për shkak të procesit të pandërprerë për subjektet politike.
Dje në 18:30 ka përfunduar numërimi për subjektet politike i 71 kutive dhe PS ka grumbulluar 13130 vota, PD ka 11590 vota, LSI ka rreth 1000 vota.

Zgjedhjet/ Numërohen 134 nga 207 QV në Qarkun e Gjirokastrës, ja kush është kandidati më i votuar

Ora 9:51- Po vijon numërimi i votave për kandidatët preferencialë në Qarkun e Gjirokastrës.
Deri më tani, në këtë qark, më i votuari në radhët e Partisë Socialiste është ministri i Brendshëm Bledi Çuçi me 4.947 vota, i ndjekur nga Laert Duraj me 3.550 vota. Ndërsa sa i përket kandidatëve femra, më e votuara në këtë qark është Mirela Kumbaro.

Nga krahu tjetër, kandidati më i votuar i Partisë Demokratike është Myzafer Elezi me 1.630 vota, i ndjekur nga ish-ministri i Shëndetësisë Tritan shehu me 1.546 vota.

Kandidatët e Partisë Socialiste (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)

Mirela Kumbaro 1876 vota.
Laert Duraj 3.550 vota.
Bledar Çuçi 4.947 vota.
Artemis Malo 326 vota
Kosta Garo 684 vota
Kjara Adhami 400

Kandidatët e Partisë Demokratike (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)
Tritan Shehu 1546
Ronald Bejko 777
Entela Shehaj 558
Koço Barka 242
Myzafer Elezi 1.630

Joana Qirollari 809

26 kuti të numëruara nga 1243, Belinda Balluku më e votuara nga PS në Tiranë, nga PD kryeson Belind Këlliçi

Ora 09: 39 Në kryeqytet sipas KQZ janë numëruar vetëm 26 QV, teksa deri më tani dukshëm kryeson Belinda Balluku e PS e cila ka marrë 2 mijë e 140 vota. Gjithë kandidatët e tjera kanë vota me 3 shifra, ku spikat Fatmir Xhafaj me 622 vota.

Nga PD ndërkohë kryeson Belind Këlliçi me 883 vota, ndjekur nga Lulzim Basha me 279 vota, Agron Shehaj 193 dhe Oriela Nebiaj me 155 vota.

Tirana në total ka 1 mijë e 243 QV dhe deri më tani janë numëruar vetëm 26 të tilla.

Niko Peleshi kryeson listën e kandidatëve në Korçë, nga PD më i votuari Salianji

Ora 09:23 Niko Peleshi është dukshëm kandidati më i votuar në Korçë deri tani. Ministri i Mbrojtjes ka marrë 10 mijë e 235 vota, ndjekur nga Olta Xhaçka me 3 mijë e 754.

Nga lista e PD deri më tani kandidati më i votuar rezulton Ervin Salianji me 4 mijë e 886 vota, ndjekur nga Andrea Mano me 4 mijë e 590 vota dhe ish-kryebashkiaku i Devollit me 3 mijë e 721 vota.

Kurse Edmond Spaho deri tani ka 2 mijë e 295 vota.

Ndërroi jetë para zgjedhjeve, Bashkim Fino votohet sërish. Ja kush është kandidati i PS më i votuar në Fier deri tani

Ora 09:08- Më 29 prill, ish-kryeministri dhe ish-deputeti i ndjerë Bashkim Fino bën një muaj që u nda nga jeta për shkak të COVID-19, teksa ishte një nga kandidatët e PS në Fier, ku u rendit i katërti.

Por megjithëse i ndjerë, Fino ka marrë 31 vota në këtë qark, deri më tani kur janë numëruar 124 nga 580 Qendra Votimi në procesin e numërimit të votave për kandidatët.

Numrin më të madh të votave deri tani në Fier e ka Lindita Buxheli, 1747, e cila është kryetare e PS-së në Lushnjë. Më pas vjen Erion Braçe me 1411 vota. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është i treti deri tani me 1387 vota, megjithëse është numëruar vetëm 1/5 e kutive.

Numërohen 352 nga 445 QV në total në Qarkun e Vlorës, Rama kandidati më i votuar, ja rezultati

Ora 8:52- Pas përfundimit të votave për subjektet politike, tanimë, numërimi po vijon për kandidatët preferencialë, një risi kjo për këto zgjedhje. Në Qarkun e Vlorës, deri më tani janë numëruar 352 nga 445 QV në total.

Në majën e kandidatëve të Partisë Socialiste në këtë qark, qëndron kryeministri Edi Rama, i cili ka siguruar deri më tani 10.660 vota, i ndjekur nga Damian Gjiknuri me 5.666 vota dhe Vullnet Sinaj 5.596 vota.

Sa i përket kandidatëve femra, listën e PS e kryeson Anila Denaj e cila ka siguruar deri më tani 3.863 vota.

Sa i përket Partisë Demokratike, kandidati më i votuar deri më tani është Bujar Leskaj 4.787, i ndjekur nga Fation Veizaj me 3.460 dhe Gëzim Ademaj me 3.073 vota. Nga kandidatet femra për Partinë Demokratike më e votuara është Ina Zhupa me 1.995 vota.

Votat e kandidatëve për Partinë Socialiste:

Pranvera Resulaj – 2728 vota

Anduel Tahiraj – 2501 vota

Vullnet Sinaj – 5596

Anila Denaj – 3863

Niko Kuri – 1278

Ilir metaj – 3497

Damian Gjiknuri – 5666

Edi Rama – 10660

Teuta Ramaj – 1548

Ervis Mocka – 1230

Lonard Beqiri – 861

Laura Ferati – 1575

Votat e kandidatëve për Partinë Demokratike:

Bujar Leskaj – 4787

Ina Zhupa – 1995

Fation Veizaj – 3460

Arbi Agalliu – 1431

Gëzim Ademaj – 3073

Nada Daullja – 1132

Jolia Dine – 1070

Julian Zoto – 702

Nadire Mecorapaj – 1423

Vangjell Anagnosti – 599

Ardit Hoxha – 467

Alta Haluci – 890

(BalkanWeb)

Numërohen mbi 100 QV në Lezhë, Mark Marku më i votuari deri tani, nga PS Lindita Nikolla në balotazh me Gentian Malotajn

Ora 08:42 Mark Marku i PD rezulton të jetë kandidati më i votuar me 3 mijë e 559 vota pas numërimi të 107 QV-ve në Lezhë.

Në vend të dytë për demokratët  rezulton Agron Gjekmarkaj me 1 mijë e 858 vota.

Nga socialistët, më të votuarit janë ish-ministrja Lindita Nikolla me Gentian Malotajn ,secili nga 3 mijë e 251 vota, ndjekur nga Eduard Ndreca me 3 mijë e 104 vota.

‘Surprizë’ në Delvinë, Anila Denaj kandidatja më e votuar, lë pas Ramën e Gjiknurin. Ja kush kryeson nga PD

Ora 08:23 Anila Denaj ka rezultuar kandidatja mëe  votuar në Bashkinë e Delvinës. Kandidatja socialiste ka marrë 1 mijë e 234 vota, kurse Rama 183.

Madje kryetari i PS rezulton i treti, pasi i dyti është Niko Kuri me 234 vota nga socialistët. Ilir Metaj më pas ka marrë 95 vota.

Nga PD, më i votuari rezulton Julian Zoto me 581 vota, ndjekur nga Ina Zhupa me 278, Gëzim Ademaj 119, Bujar Leskaj me 73 dhe Fatjon Veizaj me 63.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link