“T’i rikthehemi punëve me intensitet”/ Balla inspekton punimet për rehabilitimin e lulishtes qendrore të Elbasanit –

13

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja pa nga afër punën që po kryhet për rehabilitimin e lulishtes qendrore të qytetit të Elbasanit.

Në fjalën e tij, Balla theksoi se ky është një projekt mjaft i rëndësishëm, i cili do ta transformojë qendrën e qytetit të Elbasanit. “Tani duhet ti rikthehemi punëve me intensitet për ta bërë Elbasanin siç kemi thënë: “Elbasani i Bukur Elbasan”, tha Balla. Ky projekt po zhvillohet përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, pozicionuar ndërmjet xhamisë së Ballies dhe teatrit “Skampa”.

Zona ku parashikohet ndërhyrja konsiston në trajtimin e hapësirave publike në zonë urbane me elementë të rëndësishëm arkitektonik bashkëkohorë.

Synimi i këtij projekti është ofrimi i hapësirave të përshtatshme urbane për evente artistiko-kulturore, në shërbim të qytetit dhe komunitetit të tij, si dhe kthimi i sheshit në hapësirë të gjelbër rekreative dhe shesh kryesor, si lulishtja qendrore e qytetit të Elbasanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link