“Ngushëllime për humbjen, por Shqipëria fitoi”/ Shkon të inspektojë shkollën në Durrës dhe i matin temperaturën, Rama: Sa është, 74 apo 75?! –

14

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër shkollën e rindërtuar “Bedrie Bebeziqi” në qytetin e Durrësit, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Teksa ka parë nga afër punimet, Rama nuk i ka kursyer batutat. Që në hyrje në shkollë, Ramës i matin temperaturën, ndërsa ai me batutë tha se; “Sa është? 74 apo 75?!”, duke kujtuar numrin e mandateve që fitoi në zgjedhje PS-ja.

Pjesë nga biseda
Mësuesi i mat temperaturën Ramës: Mundemi?!
Ramës i masin temperaturën..
Rama: Sa është? 74 apo 75?!
Mësuesi: 75

Ndërkohë, stafi i shkollës kishte edhe në tortë, të cilën Rama ia serviri të parave sanitareve të shkollës.

“Ne na akuzojnë që na akuzojnë që i përdorëm për fushatë këto shkolla, por si kemi përdorur, se 12 janë (shkolla të përfunduara)”, tha Rama, ndërkohë që në dalje tek shkolla takoi një prej inxhinierëve të shkollës, duke e thumbuar meqë ishte me PD-në.

“Ngushëllime për humbjen, por Shqipëria fitoi. Dhe po fitoi Shqipëria, fituar edhe ju!”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link