Nga Idrizi, te Mediu e Dule, votat që sollën aleatët për PD në këto zgjedhje. Kryeson kreu i PDIU-së –

11

TIRANË

Besnik ndaj aleatëve edhe në këto zgjedhje elektorale, kreu i PD Lulzim Basha vendosi të garojë në një listë të përbashkët me ta, duke firmosur koalicionin parazgjedhor të 25 prillit.

Por sa vota morën aleatët e opozitës, sa prej tyre e do të jenë në parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit ?

Shpëtim Idrizi  kreu i PDIU duket të jetë ndër më të votuarit dëri me tani. Në 947 qendra nga 1243 gjithësej, Shpëtim Idrizi  numëron deri më tani  5875 vota, i ndjekur më pas nga kreu i republikanëve, Fatmir Mediu me 5149 vota.

Mbetur në Tiranë, Dashamir Shehi i LZHK-së, numëron 4300 vota, ndërsa  kreu i PBDNJ, Vangjel Dule 639. Në shkodër, kreu i PDK Nard Ndoka, nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të marrë një mandat deputeti, në këtë qark, ndonëse forcë e parë, PD arriti të sigurojë 5 mandate në parlamentin e ardhshëm. Kujtojmë se Ndoka u rendit i teti në listë, dhe për këtë qark ai arriti të sigurojë vetëm 228 vota.

Një karrige deputeti duket se ka siguruar aleati i PD në Durrës, Agron Duka. I dyti në listë,  Duka siguroi në këtë qark 2997 vota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link