Ndryshon kalendari i Formula 1

18

11:05 29/04/2021
Anullohet Çmimi i Madh i Kanadasë, organizatorët e zhvendosin në Turqi
Ajo që ishte paralajmëruar prej javësh tashmë është zyrtare. Gara e Montrealit të Kanadasë është hequr nga kalendari i Formula 1 dhe zëvendësohet me atë të Stambollit në Turqi.
Kufizimet për shkak të koronavirusit në Kanada dhe veçanërisht karantina dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë atje, kanë bërë që organizatorët e Formulës 1 të heqin nga kalendari Çmimin e Madh të Montrealit.
Lajmin e dhanë vetë organizatorët e sportit më të ndjekur të garave të shpejtësisë, që konfirmuan se gara e Kanadasë do të zëvendësohet me Çmimin e Madh të Turqisë, që u mbajt për herë të parë vitin e kaluar dhe u fitua nga Louis Hamilton. Një tjetër detaj në këtë ndryshim është fakti se gara e Kanadasë zgjat 70 xhiro, ndërsa ajo e Turqisë 58.
“Na vjen keq që nuk jemi në gjendje të kthehemi në Kanada këtë vit dhe në të njëjtën kohë jemi të lumtur të konfirmojmë se Turqia do të presë një tjetër Grand Prix pas garës emocionuese të sezonit të kaluar”, thuhet në njoftimin e Formula 1.Çmimi i Madh i Kanadasë ishte programuar për t’u zhvilluar më 13 Qershor. Tashmë në pikëpyetje për mirëpritjen e Çmimit të Madh të Formula 1 është ajo e Brazilit, pasi situata epidemiologjike është në nivele të larta.
Klan News
Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Huazuar nga