Kurti takohet me Stoltenberg: Prania e Nato-s, e domosdoshme për ruajtjen e sigurisë

8

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi vizitën zyrtare në Bruksel, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

 

Kurti ritheksoi rëndësinë e prezencës së NATO-s në Kosovë.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTËR NË KOSOVË

 

“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg theksova se prania e saj në Kosovë është e domosdoshme në ruajtjen e paqes dhe ofrimin e sigurisë, si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO, e bënë Europën dhe rajonin më të sigurt.”

 

Gjatë ditës, Kurti do të takohet edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi si dhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

 

Një ditë më parë kreu i qeverisë së Kosovës u takua me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti tha se dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë.

 

Dialogu mes Kosovës dhe  Serbisë  me ndërmjetësimin e BE-së ka nisur ne vitin 2011.

Huazuar nga