Gjermania survejon mohuesit e koronavirusit

18

11:49 29/04/2021
Ministria e Brendshme i konsideron rrezik për sigurinë kombëtare
Agjencia gjermane e zbulimit njoftoi vendosjen nën survejim të mohuesve të konavirusit, të cilët janë bërë shumë agresivë kohët e fundit dhe konsiderohen një rrezik për sigurinë kombëtare.
Lëvizja e mohuesve, e nxitur edhe nga teoritë konspirative, është rritur së fundi ndërsa ka gjetur mbështetje pas kundërshtimit të izolimit apo masave të reja të higjienës. Gjatë një viti, protestuesit kanë sulmuar policinë, autoritetet civile dhe kanë organizuar protesta masive rreth parlamentit.
“Rendi ynë demokratik, si dhe institucionet si parlamenti apo qeveria, janë ndeshur me sulme të vazhdueshme që prej fillimit të pandemisë”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Ndërsa lajmëroi vendimin, Ministria e Brendshme paralajmëroi për rrezikun e grupeve të tilla të lidhura me ekstremistët.
Shumica e mohuesve të koronavirusit besojnë teoritë konspirative dhe protestuesit shpesh herë janë parë me parulla anti-Semitike.
Lajmi për mbikëqyrjen e mohuesve të koronavirusit vjen ndërsa qeveria federale miratoi masa të reja kufizuese për shkak të rritje së shpejtë të infektimeve.
Mendohet gjithashtu se mohuesit e koronavirusit konsiderohen një rrezik i madh edhe pas mbarimit të pandemisë.
Klan News
Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Linku i Huazuar