Garë e fortë në NBA

14

12:40 29/04/2021
Utah Jazz e Phoenix Suns sfidojnë njëra-tjetrën për kreun e perëndimit
Kur mbetën edhe 6-7 ndeshje deri në përfundim të sezonit të rregullt të NBA, lufta sportive në krye është ndezur në të dyja konferencat. Utah Jazz dhe Phoenix Suns janë në garë mes tyre për kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.
Të dy ekipet fituan në ndeshjet e fundit. Jazz mposhtën 154-105 Sacramento Kings jashtë fushe, me 8 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.Plot 49 pikë diferencë tregon qartë dominimin e kryesuesve, ku Bogdanovic realizoi 24 dhe Clarkson 23 pikë. Ndërsa Phoenix Suns triumfoi 109-101 ndaj Los Angeles Clippers, në një ndeshje mes dy ekipesh rivale, pasi ekipi kalifornian mban vendin e tretë.
George realizoi 25 pikë e 10 rebound për Clippers, por që mbetën për statistikë. Në kahun tjetër, Chris Paul realizoi 28 pikë e 10 asist, mbështetur nga Booker me 21 pikë.Zhgënjen sërish Los Angeles Lakers, që u mund 116-107 nga Washington Wizards. 26 pikët e Davis nuk mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për vendasit u dallua Westbrook me një “triple double”, 18 pikë, 18 rebound e 14 asist, si dhe Beal me 27 pikë.
Edhe në Lindje ka garë të fortë për kreun. Pas fitores të Brooklyn Nets një ditë më parë, kundërpërgjigjet Philadelphia, që në shtëpi mposhti thellë 127-83 Atlanta Hawks. Plot 44 pikë diferencë që dëshmojnë supremacinë e Philadelphias.
Klan News
Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Huazuar nga