FBI mësyn në shtëpinë e Rudy Giuliani

16

09:49 29/04/2021
FBI ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe në zyrën e Rudy Giuliani, i cili ka qenë avokat personal i ish-Presidentit amerikan Donald Trump.
Bastisja e shtëpisë nga FBI është pjesë e një hetimi për lidhjet e Giuliani me Ukrainën. Avokati i Rudy Giuliani mohon që ky i fundit të ketë shkelur ligjin.
Giuliani akuzohet se përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2020 është përpjekur për të zbuluar informacione inkriminuese për kandidatin demokrat Joe Biden dhe djalin e tij Hunter Biden që lidhen me Ukrainën. Presidenti Biden dhe djali i tij i kanë mohuar këto pretendime.
FBI sekuestroi disa pajisje elektronike gjatë kontrolleve në shtëpinë dhe zyrën e ish-kryebashkiakut të New York, Giuliani.
Kohë më parë, Rudy Giuliani e ka konsideruar “përndjekje politike” hetimin që po zhvillohet ndaj tij. /tvklan.al
Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Linku i Huazuar