Vuçiqin e acarojnë deklarata e Vjosa Osmanit dhe Netflix me Kosovën në listën e shteteve

13

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka porositur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe institucionet në Prishtinë të mos ëndërrojnë se Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës. Vuçiqin e ka penguar edhe futja e Kosovës në listën e shteteve nga Netflix.

Presidenti serb duke komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se Serbia qëndron pas të gjitha dokumenteve “non-paper” që po shfaqen ditëve të fundit në media, ka thënë se është ajo që thotë Osmani është pavërtetë dhe një gënjeshtër.

“Nëse ata tani shpresojnë se Serbia do të pranojë një njohje të tillë të Kosovës, unë do t’i porosisja të mos ëndërrojnë, e lëre më që Serbia të qëndrojë prapa diçka të tillë [non-paper],” tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Tanjugu serb,  Vuçiq ka thënë se, pasi që ata gjithmonë prapa gjithçka e shohin atë [Vuçiqin dhe Serbinë] dhe se ai nuk ka marrë pyetje, prandaj nuk do ta komentojë deklaratën e Osmanit.

Vuçiqin e ka penguar edhe fakti që Netflix e ka futur Kosovën në listën e saj të shteteve, andaj ka provuar të ironizojë me këtë.

“Unë e shoh që ata tërë ditën po festojnë që Netflix i vendosi në listën e saj të shteteve. Netflix ju vendosi në atë listë, çfarë ju duhet OKB dhe Interpoli. Shikoni filma dhe shqelmojeni topin” tha Vuçiq. /Telegrafi/



Huazuar nga