Tragjedi në një familje nga Maqedonia, foshnja 14-muajshe ndërron jetë pasi bie nga ballkoni

14

Një tragjedi ka goditur një familje nga Maqedonia e Veriut që jeton në Itali. Siç njoftojnë mediat italiane, një foshnje 14-muajshe është rrëzuar nga ballkoni i apartamentit në katin e dytë në Ponte Gardene në Itali, transmeton Alsat. Foshnja 14-muajshe, Ajas Ibushovski të premten rreth orës 19:00 është rrëzuar nga ballkoni i katit të dytë, në ndërtesën që po jetonte familja Ibushovski, në një lartësi prej 10 metrave. Ajasi fillimisht është dërguar në spitalin e Bolcanos, ndërsa pas komplikimeve është transferuar në Qendrën Klinike në Verona, ku pas gjitha përpjekjeve të personelit mjekësorë, foshnja ka ndërruar jetë. Sipas mediave italiane, nëna mund të akuzohet për neglizhencë pasi që ka lejuar q; foshnja të qëndron vetë në tarracë. Autoritetet lokale do të sigurojnë mbështetje psikologjike për familjen.

– Advertisements –


Burimi