“Shënimi tek subjekti politik dhe dy kandidatët e të njëjtës parti e vlefshme”, Celibashi: Ja kur nuk do të quhet! –

9

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një prononcim për mediat, u ndal tek kërkesat për rivlerësim të bëra nga dy subjektet politike, PD-LSI.

Ai tha se në kërkesën e rivlerësimit është theksuar rivlerësim për fletët që kanë të shënuar vetëm x në kandidatin apo subjektin politik.

Celibashi tha se nuk ka rivlerësim për në këtë rast, pasi siç është deklaruar më herët, kjo gjë vlen. Ai u ndal edhe tek një tjetër ankesë, që ka të bëjë me quajtën si të vlefshme të fletët që kanë një shënim në kuadratin e subjektit politik dhe dy për kandidatët e të njëjtit subjekt. Ai tha se në këtë rast, vota për subjektin politik vlen, ndërsa kur të bëhet rinumërimi për kandidatët, do të shpallen të pavlefshme.

Sakaq, Celibashi theksoi se janë duke disponuar rastet kur një person ka votuar në një qendër votimi që nuk është e tija dhe sapo të jetë ky informacion do të ndahet edhe me partitë politike.

“Do të ketë rivlerësim të gjitha fletët e votimit më së shumti fletët e vlerësuara si të pavlefshme. Ka pasur kërkesa për rivlerësim që ka shënime vetëm për partitë politike. Për këto fletë votimi, KQZ ka disponuar sigurimin e tyre në një zarf dhe të mos i nënshtrohen procesit të numërimit, sepse janë fletë që kanë një x vetëm tek partia apo koalicioni. Ka pasur raste dhe shënime për 2 kandidatë për të njëjtën subjekt.

Ata janë shënuar si të vlefshme për koalicionin, por për kandidatin ajo fletë votimi shkon e pavlefshme, sepse ka dy vota, në vend që të jenë 1. Kemi filluar procesin teknik për kryqëzimin e këtij informacioni, për të parë që ka votuar ndonjë aty ku nuk duhet. Është informacion që po e bëjmë, sapo ta kemi do ia japim partive. Kjo ishte dhe qëllimi i votimit biometrik, për të parë se kush ka votuar ku”, u shpreh Celibashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link