Rama inspekton procesin e rindërtimit në Thumanë, nuk i shpëton detaji: Të mbillet një pemë atje, ‘në qiell’, të quhet pema e shpresës! –

12

Kryeministri Edi Rama në shoqërinë e ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka inspektuar procesin e rindërtimit në Thumanë.

Teksa inspektonte pallatet e ngritura dhe lagjen e re që po krijohet në këtë zonë, një detaj nuk i shpëtoi kryeministrit.

Ai hodhi mendimin që në një kullë të vogël e të vjetërsuar të mbillet një pemë, e cila do të quhet: “pema e shpresës”.

“Po shikoja dhe Fushë – Krujën që ka marrë formë. Do të jetë një spektakël. Kemi mbaruar të gjitha shkollat Do jetë e madhe një pemë në qiell, aty në atë vend, të hedhësh pak rërë dhe ta quash pema e shpresës. Ritmi s’paska rënë fare, e paskan ditur që do të fitohet”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link