PD e Shkodrës: Kjo ishte fitore që nuk diskutohej. Qyteti ynë qëndroi burrneshë, triumfuam përballë krimit të organizuar –

9

PD e Shkodrës, me anë të një deklarate për mediat, shprehet se Partia Demokratike shënoi një fitore që nuk diskutohet.

Sipas PD së Shkodrës, fitorja u arrit në këtë qark, edhe duke qenë përballë krimit të organizuar. Më tej, PD e qytetit të Shkodrës vlerëson se Basha e vijon betejën, deri në çrrënjosjen e sistemit, sipas tyre, kriminal të Ramës.

Deklaratë e Partisë Demokratike Dega Shkodër

Të dashur bashkëqytetarë, kur kanë mbetur edhe pak orë nga përmbyllja e procesit të numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike, vullneti Juaj rikonfirmoj si forcë të parë me diferencë të madhe me kundërshtarin Partinë Demokratike.

Kush më mirë se ju e di se kjo e jona ishte një fitorë që nuk diskutohej, por që përballe kishte forcat e errëta të krimit të organizuar, struktura të sofistikuara të shitblerjes së votës dhe mekanizmat e intimidimit të qytetarëve, me qellim tjetërsimin e vullnetit të tyre.

Por Shkodra, si çdo herë tjetër, qëndroi burrneshë dhe doli faqebardhë. Numri i larte i votave të pavlefshme, si në qarkun tone, ashtu edhe në të gjithë Shqipërinë, tregon që mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleatëve të saj në krim, deri në tavolinat e numërimit, ku numëruesit e tyre janë parë me zë dhe figurë duke plotësuar në shkelje flagrante të ligjit fletët e votimit.

Të dashur Shkodran, misioni i Partisë Demokratike dhe i kryetarit të saj Lulzim Basha nuk ndalet këtu, por ai vijon deri në çrrënjosjen e sistemit të instaluar dhe rikthimin e shpresës për Shqipërinë dhe shqiptarëve.

Partia Demokratike Shkodër vazhdon të jetë në mbështetjen tuaj, ashtu sikurse ka qenë gjithmonë. Partia Demokratike mbështet Kryetarin Lulzim Basha në misionin e tij.

Ecim përpara me Lulzim Bashën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link