Osmani: Sigurimi i vaksinave për qytetarët prioriteti kryesor

19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka premtuar se në koordinim me shtetet mike Kosova do të sigurojë vaksinat anti-COVID për qytetarët e saj.

Presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nuk ka prioritet më të rëndësishëm sesa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19. Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje”.

“Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/



Huazuar nga