Numërohen 352 nga 445 QV në total në Qarkun e Vlorës, Rama kandidati më i votuar, ja rezultati –

13

Pas përfundimit të votave për subjektet politike, tanimë, numërimi po vijon për kandidatët preferencialë, një risi kjo për këto zgjedhje. Në Qarkun e Vlorës, deri më tani janë numëruar 352 nga 445 QV në total.

Në majën e kandidatëve të Partisë Socialiste në këtë qark, qëndron kryeministri Edi Rama, i cili ka siguruar deri më tani 10.660 vota, i ndjekur nga Damian Gjiknuri me 5.666 vota dhe Vullnet Sinaj 5.596 vota.

Sa i përket kandidatëve femra, listën e PS e kryeson Anila Denaj e cila ka siguruar deri më tani 3.863 vota, ndërsa pas saj renditet Anduela Tahiraj me 2501 vota.

Sa i përket Partisë Demokratike, kandidati më i votuar deri më tani është Bujar Leskaj 4.787, i ndjekur nga Fation Veizaj me 3.460 dhe Gëzim Ademaj me 3.073 vota. Nga kandidatet femra për Partinë Demokratike më e votuara është Ina Zhupa me 1.995 vota.

Votat e kandidatëve për Partinë Socialiste:

Pranvera Resulaj – 2728 vota

Anduela Tahiraj – 2501 vota

Vullnet Sinaj – 5596

Anila Denaj – 3863

Niko Kuri – 1278

Ilir metaj – 3497

Damian Gjiknuri – 5666

Edi Rama – 10660

Teuta Ramaj – 1548

Ervis Mocka – 1230

Lonard Beqiri – 861

Laura Ferati – 1575

Votat e kandidatëve për Partinë Demokratike:

Bujar Leskaj – 4787

Ina Zhupa – 1995

Fation Veizaj – 3460

Arbi Agalliu – 1431

Gëzim Ademaj – 3073

Nada Daullja – 1132

Jolia Dine – 1070

Julian Zoto – 702

Nadire Mecorapaj – 1423

Vangjell Anagnosti – 599

Ardit Hoxha – 467

Alta Haluci – 890

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link