Ministria e Shëndetësisë pranon 15 mijë rapid teste për COVID-19

18

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Riccardo Serri për ta pranuar donacionin e 15 mijë rapid testeve.

Në këtë takim, ministri Vitia u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe potencoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vaksinave.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën pesë persona ndërsa janë konfirmuar 327 raste të reja. /Telegrafi/



Huazuar nga