“Librat digjital”, prindërit paralajmërojnë bojkot të mësimit

23

Gjatë ditës së nesër Grupi i prindërve që numëron afro 70 mijë perona ka paralajmëruar bojkotim të mësimit online dhe me prezencë fizike në të gjitha shkollat. Bojkoti vjen si shenjë revolte ndaj propozim/ligjit për digjitalizim të librave shkollorë.

“Kjo është koha kur nuk duhet të heshtim. Kjo pandemi do të përfundoj një dit dhe fëmijët tonë do të kthehen në shkolla të shkatërruara dhe pa kushte elementare. Ne kërkojmë debatit publik me pjesëmarrjen e ekspertëve. Ligji nuk i zgjidh problemet, por përkundrazi shkakton probleme të reja. Nesër e bojkotojmë mësimin edhe me prezencë fizike edhe online. Në rast se nuk marrin parasysh kërkesat tona, do të organizojmë protesta dhe do të kërkojmë dorëheqjen e ministres Milla Carovska”, deklaroi Dragana Spasevska, nga grupi i prindërve.

“Bojkoti është mbështetur nga mbi 70 mijë prindër që janë bashkuar në grupin tonë. Një numër i madh edhe i profesorëve dhe arsimtarëve janë të shqetësuar nga ky Ligj, nga shkaku se nuk dinë se si kjo do të reflektohet në punën e tyre”, tha Spasevska sipas së cilës pajisjet digjitale nuk janë materiale didaktike.

“Ne dëshirojmë që librat të mbeten në procesin arsimor, por si pjesë ndihmëse le të këtë pajisje digjitale, por jo ajo të jetë vegla arsimore për nxënësit”, tha Dragana Spasevska, nga grupi i prindërve

“Libri digjital, do të ketë pasoja shëndetësore ndaj fëmijëve. Unë jam kundër librave digjital, fëmijëve ”, Fisnik Rustemi.

Burimi