“Kush cënon votën, 7 vite burg”, përfaqësuesi i PS në KQZ pas deklaratës së Celibashit: S’ka mbrojtje ligjore për ata që shkelin ligjin –

10

Pas deklaratës së kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi se të gjithë ata që cënojnë votat e kandidatëve rrezikojnë 7 vite burg, vjen një reagim nga përfaqësuesi i PS në KQZ Eridian Salianji.

Ky i fundit, i pyetur nga News24, tha se komisionerët e PD-së dhe PS-së janë të barabartë para ligjit.

Sipas tij, kush shkel ligjin dhe bën marrëveshje në shkelje të Kodit Zgjedhor nuk do të ketë mbrojtje ligjore.

“Të gjithë komisoneret si te PD dhe PS janë te barabartë përpara ligjit dhe kush shkel ligjin dhe bën marrëveshje ne shkelje te kodit zgjedhor nuk do këtë mbrojtje ligjore por do mbështeten institucionet për t’i çuar ne përgjegjësi penale.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link