Instagram do tu japë përdoruesve më shumë mënyra për të bërë para

15

Krijuesit në Instagram shpejti do të kenë më shumë mundësi për të bërë para në platformë. Aktualisht rrjeti social po punon në një sistem të ri shitblerje, mjete bashkëpunimi dhe një mënyrë që krijuesit të krijojnë vetë dyqanet e tyre.

CEO i Facebook Mark Zuckerberg dhe shefi i Instagram Adam Mosseri në një Instagram Live diskutuan një numër përditësimesh që po vinin në Instagram. Gjatë transmetimit live, Zuckerberg njoftoi disa ndryshime madhore që po vinë.

Dyqanet e krijuesve janë pjesë e kësaj iniciative dhe që ndërtohen mbi mjetet aktuale të shitblerje në Instagram për bizneset. Këto dyqane specifike do tu mundësojnë krijuesve të shesin produkte direkt nga platforma.

Mjeti tjetër ka të bëjë me affiliate marketing. Detajet janë të pakta por Zuckerberg la të kuptohet se krijuesit do të kenë një mënyrë pagese për sendet që reklamojnë dhe rekomandojnë.

Së fundi do të ofrohen mjete që lidhin krijuesit me brendet dhe që mund të marrë formën e një dyqani si urë lidhëse mes krijuesve dhe brendeve. Konkretisht influencerët mund të marrin oferta nga brenda dhe të bëjnë më shumë para me rritjen e bazës së tyre të ndjekësve.

Rrjetet sociale po bëhen dita ditës hapësirë krijuese. Edhe pse mund të ndihmojë përdoruesit të sigurojnë të ardhura, mund të distancojë më tepër platformat si Instagram dhe Facebook nga qëllimi i tyre i vërtetë. /PCWorld Albanian



Huazuar nga