Historike për kombëtaren e femrave, presin shortin e Botërorit në vazon e katërt

16

15:19 28/04/2021
Kombëtarja e femrave në futboll do të presë shortin e Botërorit 2023 në vazon e katërt.
Një përmirësim në renditje e përfaqësueses së drejtuar nga Armir Grima solli edhe ngjitjen një vazo më lart. Vajzat kuqezi janë rritur në nivel dhe pas ndeshjeve të fundit renditen të 33-at në zonën UEFA.Në të njëjtën vazo janë edhe Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Islanda, Greqia, Hungaria, Bjellorusia, Kroacia dhe Azerbajxhani. Në shortin që do të hidhet të premten në Nion mund të kemi edhe Kosovën në grup, pasi është në vazon e pestë, duke sjellë një derbi shqiptar.Në kualifikueset e Botërorit që do të zhvillohen nga Shtatori i këtij viti deri në Shtatorin e 2022, do të kualifikohen direkt 9 skuadra e renditura të parat, ndërsa 3 të dytat më të mira do të shkojnë në fazën ‘play off’. Shqipëria merr pjesë për herë të tretë në kualifikueset e Botërorit të femrave.
Klan News
Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Huazuar nga