Harry dhe Meghan pjesë e koncertit “Vax Live”

24

23:20 28/04/2021
Mesazhi i tyre do të jetë për barazi në shpërndarjen e vaksinave
Princi Harry dhe Meghan Markle do të rikthehen në syrin e publikut muajin e ardhshëm, në koncertin i cili bënë thirrje për barazi në shpërndarjen e vaksinës së koronavirusit. Duka dhe dukesha e Sussex e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në eventin e titulluar “Vax Live” që do të mbahet më 8 Maj dhe do të organizohet nga lëvizja “Global Citizen”.
Harry dhe Meghan po shërbejnë si promovues të këtij koncerti në të cilin do të marrin pjesë edhe yjet e shoëbizit botëror, Selena Gomez dhe Jennifer Lopez, teksa pritet që Duka dhe Dukesha e Sussex të japin një mesazh që bënë thirrje për barazi në shpërndarjen e vaksinave, në mënyrë që të gjithë njerëzit anembanë globit të jenë të mbrojtur nga COVID-19.
“Gjatë vitit të kaluar, bota jonë ka përjetuar dhimbje, humbje dhe sfida. Tani të gjithë së bashku kemi nevojë të shërohemi dhe ta marrim veten. Mund ta lëmë askënd prapa. Të gjithë ne do të përfitojmë dhe do të jemi të sigurt vetëm atëherë kur të gjithë njerëzit anembanë botës të vaksinohen në kohë dhe mënyrë të barabartë”, deklaron çifti.
Harry dhe Meghan po drejtojnë gjithashtu një përpjekje për të mbledhur para për programin e ndarjes së vaksinave COVAX.
Klan News
Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Linku i Huazuar