Gërvalla: Sot takime të shumta në Bruksel edhe nesër na pret një ditë e ngjeshur

16

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot kanë zhvilluar takime të shumta në Bruksel.

“Filluam me Kryministrin Belg De Croo, vazhduam me komisionerët e BE-së për bujqësi, energji, ekonomi dhe financa, drejtësi, ndërmjetësuesin e BE-së Lajçak, zëvendëspresidentin ekzekutiv të Komisionit të BE-së Dombrovskis dhe Presidentin e Parlamentit Evropian Sassoli”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Më tej ajo tha se kishin biseda shumë të frytshme me theks të veçantë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, shtetin ligjor, reformat në ekonomi, shëndetësi dhe drejtësi.

Gërvalla tha se nesër i pret një ditë po ashtu shumë e ngjeshur.

“Me përgjegjësi të plotë dhe seriozitet të lartë në raport me votën e marrë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/



Huazuar nga