Analiza pas humbjes, Minxhozi: PD ndodhet në pozitën e moszgjidhjes së një rrotacioni të vjetër –

12

Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se në PD është krijuar një simbioze, një bashkëjetesë mes një formati të vjetër dhe të riut.

I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Minxhozi tha se askush nuk e mohon dot që në të gjitha vendimet e mëdha dhe krizat që kalon PD, roli i Berishës është i madh. Sipas tij, Berisha është si ajo pika e fundit që mban gotën të derdhet apo jo.

“Unë them se PD, përkatësisht dhe ju zonja Harxhi, dhe kam respekt për të gjithë ju që ngrini zërin për procesin e reflektimit për numrin e humbjeve. Nëse ju krizën në PD se konceptoni si një krizë në dy drejtime dhe jo me një, por që është krizë me dy etapa. Ju me të drejtë po përballeni me një infrastrukturës partie që quhet e kryetarit Basha. Në atë parti është krijuar një simbioze, një bashkëjetesë mes një formati të vjetër, përkrahësish të PD, të cilët po dalin anësh. Sot pakkush mund ta mohojë që në të gjitha vendimet e mëdha dhe krizat që kalon PD, roli i Berishës është ai që është. Është pika e fundit që e mban të derdhet apo jo. Unë mendoj që është një problem i madh sot që flasim, pozita dhe e ardhmja e Lulzim Bashës si kryetar i PD, por njëherësh dhe qëndrimi publik i ish-kryeministrit për të shkruar librin e zi të zgjedhjeve. Përballë jush Basha plus Berisha do të ishin nj superfuqi. PD ndodhet në pozitën e moszgjidhjes e një rrotacioni të vjetër. Është si një makinë që tenton të ecë por i kanë futur një kërcu nën rrota dhe nuk ecën.”, tha Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link