Zgjedhjet/ Nisin fishekzjarret në Kavajë, PS fiton fare ngushtë ndaj PD, ja rezultati (VIDEO) –

11

KAVAJË
“BallkanWeb”, ka siguruar pamjet e para pas fitores së Partisë Socialiste në qytetin e Kavajës, ku simpatizantë të saj, lëshojnë në ajër fishekzjarrë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, pas përfundimit të 90 kutive të votimit, Partia Socialiste ka fituar me 10.338 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 10115 vota dhe LSI 1.118 vota.


Diferenca mes PS dhe PD është 225 vota. Sakaq, Kavaja bën pjesë në qarkun e Tiranës, e sa i përket qarkut, sipas projeksioneve të deritanishme Partia Socialiste ka siguruar 18 mandate, Partia Demokratike 15, Lëvizja Socialiste për Integrim 2 dhe Partia Social Demokrate 1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link