Zgjedhjet/ Lami: Fitorja e PS tregues që elektorati gri ka votuar për të –

11

Analisti Roland Lami, i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, komentoi rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve, ku projeksionet tregojnë se PS ka fituar 74 mandate në rang vendi, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3.

Lami tregoi se përmes një fitoreje të mundshme të Partisë Socialiste, tregohet që kjo e fundit është mbështetur nga elektorati gri, që përbën dhe pjesën më të madhe të popullsisë.

Sipas analistit, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë krijuar frymën e duhur për siguruar fitoren në këto zgjedhje.

“Unë do të thoja që pse ende në këto qarqe (Vlorë, Fier, Elbasan, Korçë) nuk perceptohet pozitivisht nga pjesa më e madhe e votuesve, PD si forcë që duhet t’i besohet. Janë qarqe që kanë numër më të madh mandatesh, kanë përqindje elektorale, janë dhe epiqendrat që janë vendosur njerëzit e arsimuar. Bëhet një zonë kur shtresa e mesme dhe elektorati gri, është përqendruar më shumë se kudo tjetër. Elektorati gri duket që s’ka votuar për PD. Nëse do të votonte s’do të kishim këtë rezultat në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

Janë rezultate të forta që PD vazhdon të mbetet një parti rurale, jo urbane. Pushteti lokal ka kostot e tyre. Justifikimi që është përdorur pushteti qendror dhe lokal për të krijuar vende pune për këta njerëz, nuk është argument i mjaftueshëm për humbjen. Nëse ka frymë, reagim, s’ka para që i blen votuesit. Numër kaq i madh i votuesve i kthyer në para, nuk justifikohet.

Ka më shumë se kaq brenda. Pse PD ka një lidership simpatik në dukje, por s’është urban për elektoratin. Fryma është element që lidhen me shumë ndryshime. Gjykohet që duket si linja që kanë dominuar tek PD. Këto zgjedhje treguan që bashkimet numerikë nuk mjaftojnë, përmbajtja tek PD dhe LSI lë për të dëshiruar. Miti i mandatit të tretë nuk ka ndodhur dhe kjo të inkurajon që pritja për të ardhur në pushtet nuk të nevojitet sforco.

Në 2021 na tregon që po vjen mandati i tretë, por do të vijë edhe i katërti. PD dhe LSI ka bërë shumë pak për elektoratin gri. Këta të fundit nuk shohin shpresë tek PD. Ata nuk shohin shpresë tek opozita”, u shpreh Lami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link