Zaev: Tubimi dhe mbështetja e personave të dënuar për “27 Prillin” është çmenduri dhe bashkëveprim

12

“Për zhvillimet e 27 prillit të vitit 2017 më së miri flasin shenjat që kamë në fytyrë”, kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev, katër vjet pas zhvillimeve të përgjakshme në Kuvend. Ndërkohë sa i përket tubimit të organizuar ditë më parë në mbështetje të personave të dënuar për këtë rast, tha se është çmenduri ose bashkëveprim.

– Advertisements –

“Për 27 Prillin më së miri flasin shenjat që kam në fytyrë, si një pjesëmarrës i ngjarjeve të padëshiruara 27 prill 2017 dhe të dërgoj porosinë që kjo të mos përsëritet asnjëherë, as në republikën e Maqedonisë Veriore e askund tjetër në botë. Do të ndaj dhe njëherë ndjenjën se ai 27 prill 2017, 2 orë e 15 minuta, çdo sekondë, unë kolegët deputetë dhe gazetarët rreth nesh kanë pritur që të humbin jetën. Çdo sekondë ishte sa një shekull gjatë atyre dy orë dhe 15 minuta. Sot të organizohet tubim që tu jepet mbështetje njerëzve të dënuar të cilët tentuan në sy të opinionit të vrisnin dhe likuidonin, gazetarë, kameraman, deputetë në Kuvend është ose çmenduri ose bashkëveprim, asgjë tjetër”, tha Zaev.

Burimi