Utah Jazz siguron raundin play-off

26

22:20 27/04/2021
Rikthehen kampionët e NBA, Lakers mposht Orlando Magic
Utah Jazz është skuadra e parë e NBA që siguron kalimin në fazën Play-off. Pavarësisht humbjes 105-104 në fushën e Minnesota, kryesuesit e Konferencës së Perëndimit siguruan matematikisht kualifikimin për në fazën tjetër. Një ndeshje me rivalitet, ku për vendasit u dallua Russell me 27 pikë.Pas 3 humbjesh radhazi, rikthehet te fitorja ekipi i Los Angeles Lakers, që fitoi 114-103 ndaj Orlando Magic. Schroder realizoi 21 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga Davis me 18 pikë. Mungoi përsëri LeBron James.Pa probleme fitoi Philadelphia në Lindje, që mundi 121-90 Oklahoma City Thunder, ndeshje ku u dallua Embiid me 21 pikë. E veçanta e kësaj sfide është se për Philadelphia realizuan të gjithë lojtarët, 15 që u aktivizuan gjatë 4 periodave.Ekipi i New Orleans Pelicans mundi 120-103 Los Angleles Clippers, duke mbajtur gjallë shrpesat për një vend në play off. Williamson me 23 pikë ishte lider në fushë për vendasit. Falë fitores 119- 110 në fushën e Neë York Knicks, ekipi i Phoenix Suns është ende në garë për kreun në Perëndim. Booker shkëlqeu në këtë sfidë me 33 pikë. Sezoni i rregullt në NBA mbyllet më 12 Maj.
Klan News
Për rezultatet paraprake të zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Të ngjashme

Huazuar nga