Statistikat për Ballkanin Perëndimor: Kosova më së paku aksidente me fatalitet në vitin 2020 (Inforgarfikë)

14

Raporti krahasues i statistikave të aksidenteve në trafik për Ballkanin Perëndimor, nxjerr Kosovën me më së paku vdekje për 1 milion banorë.

Siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet sfidë jo vetëm për republikën e Kosovës, por edhe për shumë shtete të Evropës dhe të Botës.

Sipas raportit “Fatalities for 2020 – Annual Statistics for Western Balkans” në të cilin janë analizuar statistikat e aksidenteve me vendet e Ballkanit Perëndimor i publikuar me datë 20.04.2021, për vdekjet në aksidentet e trafikut rrugor për vitin 2020 dhe krahasimin 2010-2020 për 1 milion banorë, vërehet se vendi ynë (Kosova) krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka më së paku vdekje për 1 milion banorë.

Meqë aksidentet në trafikun rrugor paraqesin një problem të natyrës multi-disiplinare atëherë edhe përballja me këtë problem kërkon angazhimin e të gjithëve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kemi sukses në uljen e mëtutjeshme të numrit të aksidenteve, e në veçanti të atyre me fatalitet.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të angazhohet edhe më tutje në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve në përgjithësi.

Në vijim keni grafikonet e “Fatalities for 2020 – Annual Statistics for Western Balkans”:

 Figura 1: Fatalitetet për milion banorë në Ballkanin Perëndimor 2020

Figura 2: Fatalitetet për milion banorë në Ballkanin Perëndimor (6) 2020 krahasuar me 2010

Figura 3: Ndryshimi në përqindje i vdekjeve në trafik (rrugor) në Ballkanin Perëndimor 2010-2020

Figura 8: Reduktimi i Fataliteteve në Kosovë 2010-2020

Raportin e “Fatalities for 2020 – Annual Statistics for Western Balkans” mund ta gjeni në linqet e mëposhtme:

1.       https://www.transport-community.org/wp-content/uploads/2021/04/Annual-Statistics-2020.pdf

2.       https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/ip_21_1767?utm_source=ETSC&utm_campaign=71073a749a-20200709-PIN_corona_briefing_COPY_01&utm_medium=email&utm_term=0_3a7b55edbf-71073a749a-136654993

3.       https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/ip_21_1767?utm_source=ETSC&utm_campaign=71073a749a-20200709-PIN_corona_briefing_COPY_01&utm_medium=email&utm_term=0_3a7b55edbf-71073a749a-136654993



Huazuar nga