Sondazhi nga Pyper: 42% e qytetarëve nuk mendojnë se “non paper” do të jenë temë dialogu

19

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje 30 ditët e Kurtit në krye të qeverisë.

40% e qytetarëve e shohin të dëmshëm mos miratimin e programit nga Qeveria Kurti. Rreth 24% mendojnë se mosmiratimi i programit në këtë kohë ka qenë i dobishëm derisa 36% nuk kanë opinion.

56% e respodentëve mendojnë se komentet e opozitës në lidhje me menaxhimin e  pandemisë, janë të pasakta. Mbi 25% mendojnë se komentet e opozitës janë të sakta. 18% nuk kanë opinion për këtë temë.

Rreth 55% e qytetarëve mendojnë se qeveria ka plan në lidhje me rifillimin e dialogut. 27% mendojnë se qeveria nuk ka plan për dialogun. 18% nuk kanë opinion për këtë temë.

Rreth 42% e qytetarëve nuk mendojnë se temë e ardhshme diskutimi në dialog do të jetë në dokumentet “non paper”. Mbi 27% mendojnë se “non paper” do të jenë temë dialogu në takimin e ardhshëm. Ndërsa 30% nuk kanë opinion.

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.



Huazuar nga