Sherr në KZAZ në Durrës/ “Vangjush Dako je bo politikan, bravo”, Ferdinand Xhaferri debat me ish-kryebashkiakun, simpatizanti i PS i hedh bidonin me ujë dhe… –

20

Një sherr është regjistruar sot në KZAZ nr.21 në Durrës, ku po vijon procesi i numërimit të votave. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka debatuar me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.

Pasi Xhaferri është futur në pallatin e sportit, i është afruar podiumit ku qëndronte i ulur Dako, ndërsa i ka thënë me ironi: “Dako je bo politikan. Vangjush Dako je bo politikan. Bravo të qoftë!”. Ndërkohë që simpatizantët e PS-së kanë nisur në ovacion; ‘fitore, fitore!’. Më pas, duke iu afruar shtabit elektoral të PS-së, Xhaferri iu drejtohet; “Jeni zagarët e Dakos”.

Shkëmbimi i fjalëve në distancë ka bërë që një prej simpatizantëve të PS-së t’i hidhte një shishe me ujë në drejtim të Xhaferrit, dhe i por kanë ndërhyrë disa persona të tjerë, për të qetësuar situatën, pasi ka pasur edhe shtyrje fizike mes palëve. Madje simpatizanti e kërcënon, duke i thënë; “Po ti ça zagari je? O ti o unë këtu!”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link