“Procesi i numërimit, brenda afatit optimal kohor”, ish-kryetarja e KQZ: Fletët e pavlefshme si një ‘parti fantazmë’ që hëngri vota –

14

Ish-kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi e ka cilësuar të qetë procesin zgjedhor si dhe ecurinë e deritanishme të procesit të numërimit të votave.

E ftuar në studion e ‘News24’, Luzi tha se procesi i numërimit është brenda afateve optimale kohore, pavarësisht se ligji e përcakton që rezultati të jetë brenda 48 orëve. Sipas saj, deri nesër në mëngjes do të ketë dalë rezultati final për subjektet politike.

“Dita e zgjedhjeve ishte e qetë. Jemi në afate kohore optimale për mbylljen e numërimit, Jemi brenda një afati të kënaqshëm në lidhje me këtë numërim. Si asnjëherë tjetër, duhet të dalë rezultati nesër në mëngjes. Këtë afatin 48 orë se thotë kryekomisioneri, por e thotë ligji. Dihet pak a shumë se kush është fituesi. Jemi tek rezultatet paraprake.”, tha Luzi. Duke u ndalur tek votat e pavlefshme, Luzi tha se numri i madh i votave të pavlefshme ishte për faktin se nuk pati kohë për edukimin e zgjedhësve. Sipas saj, këto vota ishin si një parti fantazmë.

“E kam deklaruar dhe më herët. Fleta e votimit këtë radhë ndryshonte nga zgjedhjet pararendëse. Votuesit janë mësuar me një fletë votimi prej shumë kohësh të njëjtë. Këtë vit ndryshonte. Fleta e votimit e diskutuar ka shumë, e ka konfuzuar votuesin. Flota e votimit erdhi në afate kohore të gjata, e çuan procesin gati në skip. Ndaj dhe edukimit nuk i ngeli më kohë. Fletët e pavlefshme si një ‘parti fantazmë’ që hëngri disa vota. Po të ishte parti, do të kishte siguruar një mandat.”, tha Luzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link