Navas rinovon me PSG-në – Tv Klan

16

11:56 27/04/2021
Portieri në Paris deri në 2024, tashmë radhën e ka Mbappe
Kejlor Navas edhe për 3 sezone me PSG-në. Portieri nga Costa Rica ka bindur drejtuesit për t’i ofruar një kontratë të re rinovimi edhe për një tjetër sezon, që do ta mbajë futbollistin në “Parc des Princes” deri në Qershor 2024.
Njoftimi u dha në faqen zyrtare të kampionëve të Francës, të cilët tashmë duket se fokusin e kanë tek rinovimet me futbollistët aktual.Në 72 ndeshjet e tij me PSG-në, Navas ka mbajtur të paprekur portën në 34 raste, duke ndihmuar skuadrën që të fitojë 4 trofe, kampionatin, Kupën e Francës, Kupën e Ligës dhe Superkupën e Francës.Finalisti i Ligës së Kampionëve në sezonin 2019-2020 po përgatitet të luajë përsëri në gjysmëfinale të garës më prestigjioze të klubeve në planet, ku përballë do gjej Manchester City-n.
Pasi rinovoi me Navas, PSG shpreson të bind me qëndrimin edhe për disa sezone të tjerë me yllin e skuadrës, Kylian Mbappe. Francezi është në qendër të merkatos dhe për këtë, PSG kërkon ta blindojë sulmuesin e talentuar me një kontratë faraonike.
Klan News
Për rezultatet paraprake të zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Huazuar nga