Memedi: BDI-ja bashkë me LSDM-në amnistuan organizatorët e “27 Prillit”

14

Nënkryetari i ASH-së Memedi kritikoi ashpër BDI-në, gjegjësisht përfaqësuesit e saj të cilët në vazhdimësi kanë mbrojtur çështjen e amnistisë së organizatorëve të ngjarjeve të “27 Prillit”.

– Advertisements –

“Unë ngrita tezën se ka dështuar shteti në situatën më të mirë të mundshme dhe në situatën më të keqe, shteti është organizator i këtij akti terrorist”.

Pse e thoni këtë, ku e mbështesni këtë?

“Sepse shumica në pushtet e asaj kohe ishte VMRO-BDI dhe njerëzit që dyshohen se janë organizator, flas për organizatorët jo për pjesën e huliganëve që ekzekutuan aktin, ato u amnistuan. Postfestum u amnistuan me ligj dhe për atë eksponentët e BDI-së edhe nga kjo studio sepse kam qenë dhe kanë debatuar 3-4 herë për këtë çështje e kanë mbrojt tezën e amnistisë dhe kanë shkuar aq larg saqë janë thirrur edhe në norma kanunore se si duhesha të falen ato”.

Burimi