Kastrati: Për Kurtin, njerëzit janë njerëz vetëm kur i duhen për vota

11

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “i sheh njerëzit si njerëz, vetëm kur i duhen për vota.

Kastrati gjatë vazhdimit të seancës për situatën me pandeminë, po ashtu tha se mungesa e barnave është një problem nëpër institucionet shëndetësore.

“Ai nuk e ka hallin e njerëzve. Ne që e njohim atë qe 20 vite, e sidomos unë që kam punu dy vjet me të, ai kurrë hallin e njerëzve nuk e ka pas. Njerëzit për të janë njerëz kur i duhen për vota. Kur ja jepin votat, e ata kanë nevojë për të, ai i lë të vdesin”, tha Kastrati.

Sipas Kastratit, një pacientë ka vdekur në QKUK, për shkak se nuk ka pasur buxhet për të paguar terapinë.

Deputeti i PDK-së tha se në Klinikën Infektive dhe Mjekësi Sportive mungojnë terapia, e cila siç tha ai kushton rreth 3 mijë euro.

“Nuk është vetëm vaksina, por edhe mekanizma e instrumente të tjerë që duhet të aktivizoheshin për të parandaluar vdekjen. Nuk ka terapi as në Infektive e as në mjekësi Sportive. Terapinë duhet me ble, dhe siç tha edhe z.Dreshaj, terapia kushton afro 3 mijë euro. Aty dje ose pardje vdiq një 30-vjeçar në mungesë të buxhetit për të paguar terapinë”, tha Kastrati. /Telegrafi/



Huazuar nga