Ismaili: Protesta në mbrojtje të të dënuarve për “27 Prillin”, na kthen pas në një situatë e cila nuk duhet të përsëritet asnjëherë

12

Protestat e fundit në mbështetje të të dënuarve për ngjarjet e “27 Prillit” tek ne pjesëmarrësit e kësaj ngjarje nxitshumë emocione dhe na kthen pas në një moment që nuk kishim dashur të përsëritet asnjëherë. Kështu deklaroi në “Programi 200”, ish deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, i cili ka qenë prezentë në kuvend më 27 prill.  Ismaili shprehet i befasuar nga protesta e fundit, nga shkaku se në radhët e protestuesve janë vërejtur persona të cilët në shumtën e rasteve janë deklaruar të penduar për zhvillimet e “27 Prillit”.

– Advertisements –


Realisht për ne që ishim pjesëmarrës aktiv të 27 prillit 2017, jo që është befasi por realisht protesta e fundit  që u organizua, jo vetëm që na ngjall emocionet por edhe na kthen në situata të cilat janë tronditëse, jo vetëm për ne dhe familjet tona, por edhe për një pjesë të madhe të opinionit i cili atë natë të 27 prillit 2017 e kanë ndje…Unë personalisht kam mëndu shumë për këtë çështje dhe mendoj se ka dashtë fati, dhe ka dashtë momenti që ne që kemi qenë brenda kemi shpreh një maturi, sepse janë kanë momente shumë të shpejta të reagimit kur përnjëherë një pjesë  e madhe e familjarëve, e strukturave të cilët kanë pasur kujdes dhe konsideratë për ne, të cilët kanë qenë në gjendje që të solidarizohen dhe të vijnë në mesin tonë, ne megjithatë vumë veten në sprovë dhe thamë assesi, por do ta tejkalojmë këtë çështje, dhe sinqerisht u tejkalua në momentin më të mirë. Mua më kanë befasua këto protesta, sepse një pjesë e madhe e asaj strukture që i kanë organizuar këto protesta, kam pas rastin të bisedoj, por edhe në debatet që kemi pas na kanë thënë se janë penduar për atë që ka ndodhë”, deklaroi deklaroi Rexhail Ismaili, deputet i BDI-së.

Burimi