Ismaili për “27 Prillin”: Ka mungua shumë pak për t’u prishur ky shtet

17

Ish deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili i ftuar në “Programi 200”, derisa komentoi zhvillimet e “27 Prillit” të vitit 2017 u shpreh se atë natë ka munguar shumë pak që të vije deri tek shkatërrimi i këtij shteti. Sipas Ismailit personat që u futën në godinën e Kuvendit kanë vënë në rrezik ekzistencën e shtetit.

– Advertisements –


Të gjithë ata të cilët më 27 prill 2017 kanë hyrë në parlament të paftuar e kanë sulmua atë shpi dhe kanë shkel rendin kushtetues, dhe e kanë vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit. Ndoshta kemi qenë shumë pak njerëz që kemi mëndu në ato momente për të ardhmen e këtij shteti, flas për ato që kemi qenë brenda, jo edhe atyre jashtë dhe gjithë ata të cilët festojnë ose kremtojnë diçka të tillë unë nuk mendoj që kanë të drejtë, por përkundrazi, kanë një gabim shumë të madh. Sepse ka mungua shumë pak atë natë për tu prish ky shtet”.

Burimi