Incidentet tek shkolla “1 Maji”, rinis numërimi në KZAZ 30, në proces Zallherri, pritet të fillojë Farka –

9

Ka rifilluar numërimi në KZAZ 30 e vendosur në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” në kryeqytet ku mbrëmjen e kaluar pati një përplasje fizike dhe policia shoqëroi 8 persona. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se janë numëruar deri në orën 2:30 të mëngjesit 55 kuti.

Të 6 grupet e numërimit janë ulur në vendet e tyre dhe kanë nisur numërimin. Janë 6 kuti në proces që i përkasin Zallherrit. Pasi të përfundojë kjo njësi, pritet të fillojë Farka, një zonë që kontrollohet nga zonja Mimi Kodheli e cila shpreson të thyejë herësin duke marrë vota personale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link