Haradinaj: Meja, dëshmi se shqiptarët pa dallim kërkuan lirinë

14

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Mejë, me rastin e 22 vjetorit të kësaj masakre.

Ai ka thënë se bashkëndjen me familjarët e martirëve.

“Nderojmë të gjithë martirët, bashkëndjejmë me familjarët e tyre. Po ashtu për të pagjeturit që është një plagë e rëndë që vazhdon me rëndu jetën e shumë familjeve tona”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se nga Meja dërgohet porosi se para gjithash të gjithë jemi shqiptarë.

“Në Mejë dërgohet një porosi e qartë që para se gjithash jemi shqiptarë. Këtu pushojnë trupat e shqiptarëve, e dy besimeve apo shumë besimeve shqiptare. Shihet që lufta për çlirimin e Kosovës ka pasur vetëm një qëllim, çlirimin. Ndërsa armiku vetëm një qëllim, zhbërjen tonë, pa marrë parasysh cilën do përkatësi tjetër”, tha Haradinaj.

Më tej, Haradinaj ka shtuar se ata të cilët jetojnë ua kanë borxh martirëve mbrojtjen e lirisë. /Telegrafi/



Huazuar nga