Grupi i Socialistëve e Demokratëve në PE uron Ramën për fitoren: Partitë të angazhohen në përpjekjet për integrimin –

11

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian iu është bashkuar urimeve për kryeministrin Edi Rama, pas fitores që mori Partia Socialiste në këtë zgjedhje.

Në mesazhin e tyre, ky grup ka uruar kreun e PS-së për fitoren që sipas tyre ishte fortë. Mes të tjerash theksohet se partitë politike duhet të angazhohen në përpjekjet për integrimin.

“Urime për fitoren e fortë në zgjedhje. Partitë të angazhohen në përpjekjet për integrimin”, thuhet në urim.

Kujtojmë se kanë ngelur edhe pak kuti deri në përfundimin e votave për subjektet politike, ku rezulton se PS ka marrë 74 mandate, ndërsa PD 59 dhe LSI, 4.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link