Dibër – Bashkë për mbrojtjen e ambientit

29
Peshkopi from the road out of town. On the right edge, the old (early 20th c.) mosque, and on the left in the distance, the new one with two minarets.

“Me kolegët e mi nga Qendër Zhupa dhe Mavrovë-Rostusha u dakorduam që të veprojmë së bashku duke realizuar seanca të përbashkëta. Besoj se është mirë që në këto takime të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Këshillit të Qarkut të Peshkopisë, meqë problemet ekologjike janë prezente në të dyja anët e kufirit dhe janë probleme që duhet të trajtohen dhe të tejkalohen edhe nga ky qark”, deklaroi për gazetën KOHA, Bashkim Mashkulli

Vjollca SADIKU

Dibër, 27 prill – Kryetarët e këshillave të komunave Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë- Rostush paralajmërojnë mbajtjen të seancave të përbashkëta me qëllim që të tejkalohen problemet të cilët janë prezent në nivel rajonal. Bëhet fjalë për aktivitet të të tre komunave, meqë tejkalimi i problemeve sidomos në sferën e ekologjisë – nuk mund të bëhet pa angazhimin e përbashkët. Kryetari i Këshillit i Komunës Dibër, Bashkim Mashkulli paralajmëron se takimeve të të tre këshillave të komunave të rajonit më perëndimor të vendit, mund t’ju bashkangjitet edhe Këshilli i qarkut të Peshkopisë – Republika e Shqipërisë, meqë mbrojtja e mjedisit jetësor është e përbashkët edhe me interesat të Peshkopisë.

Është një ide e cila gjatë takimit të kryetarëve të Këshillave të Dibrës – Bashkim Mashkulli, ai i Qendër Zhupës – Fehmi Skender dhe i Këshillit Mavrovë Rostushë – Alili Alili, është përkrahur nga të tre komunat meqë është vlerësuar se tejkalimi i problemeve rajonale është një problem me të cilin ballafaqohen tre komunat në fjalë. Bashkim Mashkulli thotë se në takimet e këshillave të komunave të përbashkëta, do të tentohet që të gjitha problemet në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor të trajtohen nga bashkërisht. Ai shton se problemi i ndotjes së ujërave dhe problemi i deponisë në Dibër janë një problem rajonal dhe jo lokal. “Me kolegët e mi nga Qendër Zhupa dhe Mavrovë-Rostusha u dakorduam që të veprojmë së bashku duke realizuar seanca të përbashkëta. Besoj se është mirë që në këto takime të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Këshillit të Qarkut të Peshkopisë, meqë problemet ekologjike janë prezente në të dyja anët e kufirit dhe janë probleme që duhet të trajtohen dhe të tejkalohen edhe nga ky qark”, deklaroi për gazetën KOHA, Mashkulli.

Edhe kryetarët e Këshillave të komunave Qendër Zhupë, Fehmi Skender dhe Mavrovë-Rostushë, Alil Alili, thonë se mbrojtja e mjedisit jetësor e sidomos tejkalimi me problemet të ndotjes së ujërave, tokës, por edhe ajrit në këtë rajon perëndimor, duhet të trajtohen së bashku. Kryetari i Këshillit të Komunës Qendër Zhupë, Fehmi Skender, thekson se ky rajon ka probleme të përbashkëta ekologjike. “Duhet të angazhohemi të gjithë që të gjejmë projekte dhe donatorë që të përmirësojmë situatën në sferën e mjedisit jetësor. Liqeni i Dibrës dhe lumenjtë Radika dhe Drini i Zi janë të përbashkëta dhe në mbrojtjen e tyre ekologjike, duhet të marrin pjesë të gjithë. Takimet e këshillave pa dyshim se do të japin kontribut të veçantë për tejkalimin e problemeve dhe duke marrë parasysh afërsinë e Peshkopisë, besoj se edhe kjo komunë e Shqipërisë duhet të kyçet në këto angazhime”, tha Skender.

Alil Alili, kryetari i Këshillit të Komunës Mavrovë-Rostushë, pohon se bisedimet me kolegët e tij nga Dibra dhe Zhupa kanë dhënë një kahje pozitive që të ruhet ambienti jetësor. “Kemi një natyrë të bukur me shumë ujëra dhe vegjetacion, prandaj nevojitet një angazhim për mbrojtjen e saj”, thotë Alili. Për shkak të pandemisë, të tre kryetarët thonë se seancat e përbashkëta tani për tani nuk janë mbajtur, por që sipas tyre – mbajtja e tyre do të realizohet së shpejti. (koha.mk)