Balla i rikthehet punës/ Inspekton shtrimin e rrugës së re në Polis: Zona do shndërrohet në një atraksion agro-turistik –

12

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i rikthehet punës pasi arriti të siguronte një rezultat mjaft të mirë për PS në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Balla ka parë nga afër punën që po kryhet për shtrimin me asfalt të rrugës së re në Polis.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Balla deklaron se rruga e re do ta shndërrojë këtë zonë në një atraksion agro-turistik.

Postimi i Ballës:
#punëjogjumë👍
Erdha sot në Polis për të parë punën e filluar në rrugën e re, e cila do të shndërrojë këtë zonë në një atraksion agro-turistik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link