Zgjedhjet/ Ambasadori Britanik Norman flet nga Vlora: Procesi i numërimit të vijojë, numëruesit të bëjnë punën e tyre –

13

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman aktualisht ndodhet në qytetin e Vlorës, ku po monitoron procesin e numërimit atje.

Në një prononcim për mediat, Norman ka theksuar se procesi është duke vijuar dhe nuk ka preferuar të japë një vlerësim.

Ai është shprehur që për momentin e rëndësishme t’i jepet mundësi numëruesve që të bëjnë punën e tyre.

“Procesi vijon dhe s’mund të jap vlerësim tani. T’u japim mundësi numëruesve të bëjnë punën e tyre”, u shpreh Norman.

Ditën e djeshme, e cila përkonte dhe me ditën e zgjedhjeve në Shqipëri, Duncan Norman ishte në Elbasan, ku monitoroi procesin dhe nxiti njerëzit të dilnin masivisht për të votuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link