VIDEO/ Përqafime e duartrokitje në Gjirokastër, Çuçi i gëzohet fitores së PS: Kontratë e re besimi për të vijuar me punët –

12

GJIROKASTRA

Kandidati i PS, Bledi Çuçi ka publikuar një video nga festa modeste e socialistëve që ishin të pranishëm në numërimin e votave të fundit në Gjirokastër.

PS fitoi në Gjirokastër 3 mandate, kurse PD 1, teksa është konfirmuar si deputet edhe Çuçi që ishte në ‘vijën e zjarrit’.

Duartrokitje dhe përqafime ka pasur në Gjirokastër pas numërimit të votës së fundit, teksa Çuçi thotë se fitorja në qytetin jugor është dhe për gjithë Shqipërinë.

 

STATUSI NGA BLEDI ÇUÇI

Pikërisht në momentin kur duhej më shumë se asnjëherë tjetër të vazhdonim përpara dhe të besonim te Shqipëria e së ardhmes, ne ditëm të ishim bashkë. Kemi fituar 3 mandate në qarkun Gjirokastër dhe s’ka dyshim që është një fitore në mbarë Shqipërinë. FALEMINDERIT çdo votuesi, çdo banori të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Memaliajt, Këlcyrës, Libohovës e Dropullit, që besoi te unë, që besoi te Partia Socialiste dhe ekipi jonë. Mirënjohje edhe për ata votues që nuk besuan tek ne. Unë do jem deputet edhe për ta, ne do të punojmë edhe për ju. Kjo është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët që kemi nisur dhe për të bërë shumë më shumë sesa bëmë këto dy mandate.Faleminderit skuadrës sonë të kandidatëve, kryebashkiakëve, kryetarëve të partisë, kryetarëve të organizatave socialiste dhe çdo anëtari e aktivisti të PS-së, që punoi për të arritur këtë sukses, i cili nuk është thjesht suksesi i një force politike që ka fituar zgjedhjet e radhës. Ky është suksesi jonë i përbashkët, është një fitore për Shqipërinë që vendosi të mos kthehet prapa. Çdo ditë të këtij mandati të tretë do ta shfrytëzojmë për të bërë punë më të mira, investime më shumë, për të ringritur ekonominë pas goditjes që i dha tërmeti e pandemia dhe për të qenë në lartësinë e nevojave të qytetarëve. S’ka kohë për pushim!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link