Rezultati në njësinë 10 në Tiranë, vjen reagimi i parë nga PD. Tabaku: Kemi rritje me 1200 vota –

11

TIRANË

Në një prononim për mediat të parin pas shpalljen së rezultatit në njësine 10 në Tiranë, nga selia e PD, ish deputetja Jorida Tabaku u shpreh se njësia 10 në Tiranë është rezultati më i mirë për Partinë Demokratike.

“Falenderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë, vecanërisht të Tiranës që morën pjesë masivisht në zgjedhje. Tirana po i prin ndryshimit. Rezultatet që erdhën nga dega 10  në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzankonshme. PD është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota, ndërkohë që PS me 200. Unë ftoj numëruesit të vijojnë të numërojnë me vendosmëri. Rezultatet në cdo kuti po tregojnë pikërisht këtë trend. ” u shpreh Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link