“Rezultatet e Exit Poll-eve rezultuan të pasakta”, Vasjari: Qetësia gjatë procesit të votimit, po manifestohet edhe gjatë numërimit! –

9

Analisti Arjan Vasjari, i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, në këtë transmetim maratonë, foli mbi Exit Poll-et e publikuara fill pas zgjedhjeve dhe asaj çka po ilustrohet në numërimin e votave.

Ai tha Exit Poll-et nuk kanë rezultuar të sakta.

Gjithashtu, analisti u shpreh se procesi i djeshëm i votimit ishte i qetë dhe kjo sipas tij, po manifestohet edhe gjatë procesit të numërimit.

“Statistikisht është një volum i mirë. Është një mençuri e jona këtu që nuk u përfshimë në Exit Pollet dje, them se duhet të ndihemi mirë për këtë. Është një zgjidhje largpamëse objektive, deri më tani na jep të drejtë. Elementi i dytë është se në qoftë se deri dje me aq sa kishim mundësi nuk legjitimohej të flisnim për një trend. Unë kam pasur pritshmëri që të jetë një proces i mirë, fakti që s’ka kontenstime manifeston atë që ka ndodhur dje.

Do i qëndroj koherent pozicionit tim se duhet të jemi të duruar, ka ende rrugë për t’u bërë. Jemi shumë të përligjur ta themi që ka një trend të qartë, por jemi ende larg rezultatit që pritet. Unë nuk shikoj me aq sa jam informuar të ketë kontestime dhe kjo është pozitive, me këto ritme, besoj do të kemi rezultat më të mirë dhe nesër do të ketë një rezultat tjetër.

Elementi tjetër, marr shkas nga deklarimet e zonjës Tabaku që PD ka një rritje, këtu pastaj gjërat meritojnë një koment politik. Askush nuk e vinte në dyshim që PD do të kishte rritje, rritja ka rëndësi statistikore por jo politike. Nëse PD e ka bërë betejën e saj sepse ka bërë rritje, s’ka bërë asgjë. Me rritje s’vjen dot në pushtet. Nuk duhet të fitojmë një alibi me atë që ka një rritje”, tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link